Pak pa u mbushur një muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare.
Deri te certifikimi erdhi pasi Vehbi Imeri, kandidat për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, hoqi dorë nga e drejta për t’u ankuar ndaj vendimit të PZAP-së në Gjykatën Supreme, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kryetares së KQZ-së, Valedete Daka, vendimi për certifikim të rezultateve ishte unanim, derisa ka kërkuar mirëkuptimin për vonesat eventuale.
Zyrtarisht, koalicioni PAN, me 245,627 vota, ka marrë 33.74 % të votave, dhe do të ketë 39 deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje, me 200,135 vota, ka marrë 27.49 të votave, duke marrë 32 nga 120 vendet e parlamentit të Kosovës.
Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, kanë marrë 185,884 vota, ose 25.53 % dhe do të ketë 29 deputetë.
Lista Serbe, me 44 mijë vota ka marrë 6.11 % të votave , për çka do të ketë 9 deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Albin Kurti ka dalë më i votuari nga këto zgjedhje, me gjithsej 143,621 vota, i dyti Kadri Veseli me 129,947 dhe Avdullah Hoti me 115,693.
Kryetarja Daka, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se aktualisht kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është tërhequr nga posti i deputetit me synimin për të mbetur në postin aktual, derisa dy kryetarë të tjerë komunash, Mimoza Kusari-Lila e Rasim Selmanaj, do të mbajnë postet e fituara si deputetë.