Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar në Kumanovë dhe ka zhvilluar takim pune me kryetarin, Zoran Damjanovski, me të cilin ka biseduar për hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stanqiq.
“Tashmë jemi në prag të hapjes së kufirit Bellanovc-Stanqiq, i cili lejon mundësinë e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave deri në 3.5 tonë. Janë kryer procedurat dhe besoj që qeveria e kryeministrit Zajev dhe qeveria në detyrë e Kosovës ka mundësi që ta përgatis sa më shpejtë sepse edhe projekti i Bellanocit është financuar prej Komisionit Evropian”, ka thënë Haziri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaziri ka shfaqur shpresën se shumë shpejtë edhe bujqit e fermerët Kumanovës do t’i shesin prodhimet ne Gjilan dhe anasjelltas, duke shtuar se finalizimi i këtij projekti është në interes të dy palëve.
“Unë besoj shumë që në shtator do të zyrtarizohet hapja e këtij vendkalimi sepse kanë mbetur që të vendoset vetëm policia dhe dogana. Unë do të bisedoj me kretarin e Komunës së Kumanovës që ta gjejmë një mënyrë që të mos i pengojmë qytetarët të qarkullojnë tash, por policia kufitare t’i kontrolloj dhe ta pengojnë kontrabandën”, ka theksuar kryetari Haziri.
Në fund, Haziri ka pohuar se trekëndëshi Gjilan-Kumanovë-Preshevë është shembulli më i mirë i bashkëpunimit në Ballkanin perëndimor.