Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KPM-ja paralajmëron masa për mediat që bënë shkelje gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ende nuk ka marrë vendime lidhur me shkeljet që ka evidentuar në media gjatë monitorimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor.

KPM-ja ka monitoruar 23 ofrues të shërbimeve mediale audiovizuale me transmetim tokësor me mbulim nacional, regjional dhe lokal, si dhe ata që shpërndahen përmes operatorëve kabllor. Nga ky monitorim ka vërejtur se disa nga të licencuarit kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore sa i përket mbulimit të fushatës zgjedhore, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkeljet e evidentuara nga KPM-ja kanë të bëjnë me spotet politike të paidentifikuara, prezencën e fëmijëve në spote publike, publikimi i sondazheve apo hulumtimeve të opinionit, periudha e heshtjes zgjedhore, shkelje të kodit të etikës, si dhe mosofrimi i ditarëve me dhe pa pagesë të të licencuarve që kanë mbuluar fushatën zgjedhore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.