Zgjedhje të parakohshme mund të organizohen në Gjakovë e në Deçan, komuna të cilat kanë mbetur pa kryetarë shkaku që ata janë zgjedhur deputetë dhe kanë braktisur postet në nivelin lokal.
Presidenti i shtetit nuk e ka përjashtuar mundësinë që të shpallë zgjedhje të parakohshme në këto komuna, ani se të rregulltat mbahen më 22 tetor, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMimoza Kusari-Lila është kryetare e Alternativës, subjekt i ri politik, dhe në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit pati kandiduar për deputete në listën e koalicionit me LDK-në dhe me AKR-në.
Koalicioni ka dalë si forcë e tretë në Gjakovë. Megjithëkëtë, ajo ka marrë vota të mjaftueshme për të zënë një nga 120 vendet në Kuvend. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.