Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti 16 vajza të moshave të ndryshme janë raportuar të trafikuara me qëllim ushtrimi të prostitucionit.
Prej tyre 15 janë shtetase kosovare, e një nga Shqipëria. Dhe ky numër është në rritje sipas raporteve të përditshme të Policisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër drejtues të organizatave që merren me të drejtat e grave rritja e këtij numri është shqetësues. Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thotë se janë një varg arsyesh që i shtynë këto femra të merren me prostitucion.
Sipas Demollit, institucionet duhet të merren më shumë me këtë dukuri, pasi thotë se vetëm organizatat e huaja e kanë trajtuar këtë çështje.
Policia ka arrestuar 97 persona për veprën penale te trafikimi me njerëz dhe veprave tjera që ndërlidhen me trafikimin.
Ndërsa në vitin paraprak në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste, ku nga këto janë arrestuar më shumë se 200 persona.
Ndërkohë ka rënie të grave të trafikuara nga Moldavia e Bullgaria që në vitet 2000 ishin në numër të madh të përfshira në prostitucion në Kosovë.