Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse nuk po hapet departamenti i Shqipes në Zagreb e Lubjanë

Studiuesit e gjuhës, Bardh Rugova e Rrahman Paçarizi, njëherësh të dytë ligjërues në Universitetin e Prishtinës treguan pengesat që po hasin nga institucionet e Kosovës për hapjen e departamenteve të gjuhës shqipe.

Rugova në Rubikon të KTV-së foli për rastin e Zagrebit e Lubjanës, për çka, siç thotë ai, është çdo gjë e gatshme. Duhet vetëm një shtytje nga shteti i Kosovës, thotë Rugova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi pengesa për të hapur departamentin e shqipes në Zagreb, në Lubjanë. Kemi biseduar me rektorët e universiteteve, madje edhe me ambasadorin e Sllovenisë janë shumë të interesuar, por diku rrugës në institucionet e Kosovës humbet interesimi dhe nuk mund të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Rugova.

E, Paçarizi flet për studentët të cilët vijnë në Kosovë për të mësuar shqipen. Sipas tij, shuma e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e tyre mund të mbulohet lehtësisht, mirëpo kjo nuk po bëhet.

“Te rasti i Zarës ne i kemi sensibilizuar edhe përmes vizitave atje, edhe përmes seminarit. Këtu është një situatë krejt absurde, 100 studentë që vijnë ta mësojnë shqipen gjatë 2 javëve të seminarit për t’u ushqyer. kushtojnë 9 mijë euro, është një shumë e papërfillshme dhe institucionet e Kosovës nuk shprehin gatishmëri për ta mbuluar këtë shpenzim. Besoj që secili biznesmen në Kosovë mund ta mbulojë këtë”, ka thënë ai.

E kjo, sipas Paçarizit, kushton shumë më lirë se çdo vizitë e çdo delegacioni të shtetit.