Beograd, 7 korrik - Ajo që bëri kryeministresha e Serbisë, Ana Bernabiq, kur i ra në gjunjë ambasadorit rus në duke ia dorëzuar stenogramin e intervistës së saj dhënë agjencisë amerikane të lajmeve, Blumberg, përbën deri më sot poshtërimin më të madh të Serbisë. Kështu u shpreh sociologia serbe Vesna Peshiq, gjatë një interviste për Radio Evropën e Lirë, transmeton Koha.net.
“Që ajo të shkojë dhe që këtë stenogram t’ia jep për ta parë dhe të arsyetohet para ambasadorit rus, më besoni, më duhet ta them për herë të parë, dhe ju e dini se unë nuk luaj me gjera të tilla, se askujt nuk i ka shkuar ndërmend që kaq shumë ta poshtërojë Serbinp ashtu siç ka bërë ajo”, ka thënë Peshiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Madje edhe nëse ka gabuar për shkak të mungesës së përvojës”, është shprehur ajo, “është e papranueshme që ajo të shkojë te ambasadori ose te kushdo tjetër dhe t’ia çojë atij çfarëdo stengorami duke iu gjunjëzuar”
“Ajo me gjasë ka harruar se mban funksionin më të lartë në shtetin tonë”, tha Peshiq.
“Që ajo të shkojë dhe të arsyetohet njëfarë ambasadori atje, ndërkaq edhe unë kam qenë ambasadore, kjo është absolutisht e paimagjinueshme dhe t’ju them se për herë të parë ndihem e fyer kombëtarisht”, citon Vesna Peshiqin Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.