Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillojnë aplikimet për regjistrim në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018, do të pranojë 1740 studentë, në gjashtë fakultete dhe 17 drejtime përkatëse mjaftë atraktive dhe komfor kërkesave të tregut, njofton kumtesa nga “UUH”, transmeton Koha.net .

Nga të cilët 120 studentë pranohen sipas kuotave të rezervuara në programe të caktuara nga radhët e minoriteteve: turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, serb dhe kroat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 07.07.2017 deri më 14.07.2017 (e Premte ), nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 17-18.07.2017, duke filluar prej orës 09:00

Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, gjithsej 18 (tetëmbëdhjetë studentë).