Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot pritet marrja e vendimit për të arrestuarit për vrasjet më 2004

Sot pritet të merret vendimi ndaj tre të arrestuarve për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004, raporton KTV.

Ata, një ditë më parë, kanë dalë para Gjykatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimin pritet ta marrë gjyqtarja e këtij rasti, Altene Murseli. Prokuroria kërkoi 30 ditë paraburgim për Alban Dizdarin, Bajram Kiçmarin dhe të ekstraduarin nga Gjermania, Faik Shaqiri.

Kjo kërkesë e Prokurorisë u kundërshtua nga avokatët.

Këta të fundit thanë se prokuroria nuk ka dhënë dëshmi të mjaftueshme për caktimin e paraburgimit.