Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja në përpjekje për të plotësuar kushtet për akreditimin e programeve të pezulluara

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke bërë përpjekje që të plotësojë kushtet e parashtruara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në mënyrë që të fitojë të drejtën për të regjistruar studentë në afatin e shtatorit në programet që janë pezulluar nga kjo agjenci.

Nga 194 programe të studimit në Universitetin Publik, Agjencia e Kosovës për Akreditim ditë më parë ka pezulluar 38 programe të studimit në UP për shkak të mosplotësimit të kushteve, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, në institucionet private janë pezulluar 93 programe.

Përveç kushteve teknike, këto programe nuk kanë plotësuar edhe kushtin tjetër, të kenë 3 doktorë shkence.

Prorektori për cilësi në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi, ka deklaruar se janë optimist se përmes angazhimit do ta arrijnë një objektiv të tillë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.