Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ishulli i Ksamilit pronë publike, qytetarët nuk duhet të paguajnë për plazhet

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) në Shqipëri, Auron Tare, ka hedhur akuza në drejtim të pushtetit vendor të Bashkive bregdetare për mungesë bashkëpunimi me strukturat turistike shqiptare, ku këto të fundit sipas Tares, as këtë sezon nuk do të arrijnë t’u garantojnë pushuesve standardet e duhura të cilësisë së ujit, si dhe të shërbimit nga stacionet e plazheve.

Ndërkohë që kreu i AKB-së, Tare, ka shprehur shqetësimin se ishujt e Ksamilit po shfrytëzohen për biznes e kjo sipas Tares, është e palejueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa për sa i përket standardit të ulët të cilësisë së plazheve për shkak të ujit dhe të shërbimit nga stacionet e plazheve, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë se shkaku kryesor është mungesa e bashkëpunimit nga ana e njësive vendore.

“Ende unë mendoj se nuk jemi në standardin që duhet të jemi, sepse kemi kushtet që duhen për të qenë në një nivel më të lartë, aq më tepër që shumë subjekte private kërkojnë standarde. Por fatkeqësisht, për arsye nga më të ndryshmet, Bashkitë të cilat kanë detyrimin ligjor për të rritur standardin e kërkesës për cilësinë e plazheve, ende nuk i kanë zbatuar ato standarde që kërkohen nga ligji dhe nga vendimi i Këshillit të Ministrave për plazhet, siç është pastrimi i plazheve, pra shumë i rëndësishëm; është edhe standardi i sigurisë në plazhe”, thekson Auron Tare.

Kreu i AKB-së thotë se cilësia më e dobët e ujit haset në plazhet e Durrësit e Golemit, për shkak të ndërtimeve të shumta dhe shfrytëzimit pa kriter në vite. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.