Për keqardhje janë deklaratat për kontrabandim deputetësh nga koalicioni PAN, sipas Avdullah Hoti, pretendent për kryeministër i LAA.
Ai tha se vija e kuqe vazhdon të mbetet e fuqishme karshi PDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi vija të kuqe me PDK-në. Në fakt PDK duhet të reflektojë shumë gjatë që ta shohin se pse kurrkush nuk do të bashkëpunojë me ata... Nuk ka asnjë zyrtar në LDK që mbështet PDK-në, asnjë zyrtar, as AKR që kanë bashkëpunuar më herët me ta, as Vetëvendosja siç i kam dëgjuar krerët e saj”.
“Çfarë mendësie politike e koalicionit PAN është që të krijohet një qeveri duke kontrabanduar deputetë nga koalicionet tjera, unë e di që ata kanë para boll, është krejt hipotetike, ajo çfarë po flas është krejt prej deklaratavë të zyrtarëve të koalicionit. Kush janë ata njerëz që do ta votojnë, a i kanë kontrabanduar?”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
“Jam i bindur se asnjë prej deputeteve tonë nuk do ta votojë koalicionin PAN”.