Një 15-vjeçare nga Ferizaj ka tentuar vetëvrasjen.
Këtë veprim, sipas familjarëve të saj, e mitura e kishte ndërmarrë pasi iu keqpërdor privatësia e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo postoi një video në rrjetin social Instagram, të cilën më pas e mori Burim Ademi, një person që njihet në këto rrjete për shkak të humorit që përdor.
Gjendja emocionale e psikike e të miturës, sipas familjarëve, është e rëndë, derisa ndaj të dyshuarit kanë bërë kallëzim penal, ka thënë avokati i angazhuar nga familja e vajzës.
Vetë Burim Ademi, i cili gjatë së enjtes u paraqit në Polici në Ferizaj, ka thënë se gjithçka ishte bërë me shaka dhe pa ndonjë qëllim të keq, derisa thotë se nuk e kishte ditur se viktima ishte e mitur.
Ai i ka kërkuar falje publikisht vajzës dhe familjes së saj.
Në Policinë e Kosovës në Ferizaj kanë thënë se ky rast është duke u hetuar.