Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KTV-ja i vetmi televizion pa asnjë shkelje në mbulimin e fushatës, gjen KPM-ja

Televizioni kombëtar Kohavision është i vetmi televizion që nuk ka bërë kurrfarë shkelje në mbulimin e fushatës mediale të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme që janë mbajtur më 11 qershor.

Komisioni i Pavarur për Media ka publikuar raportin me të gjeturat nga monitorimi i ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuale (OSHMA) të cilat kanë mbuluar fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në raportin 25 faqesh, KTV-ja përmendet tre herë, në dy vende për të shpjeguar metodologjinë e monitorimit bashkë me 22 ofrues të tjerë, dhe njëherë tjetër për të treguar se “sa i përket hapësirës së ofruar në përmbajtje programore, kanë arritur balancim më të madh kryesisht te SCP-të të cilat kanë pasur aktivitet dhe fushatë më të dendur politike”.

KPM-ja ka monitoruar 23 ofrues të shërbimeve mediale audio-vizuale me transmetim tokësor me mbulim nacional, regjional dhe lokal si dhe ata që shpërndahen përmes operatorëve kabllor. Gjatë monitorimit, janë vlerësuar paanshmëria në raportim, hapësira e ofruar për subjektet politike dhe gjuha e përdorur si dhe pajtueshmëria me obligimet që dalin nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Monitorimi është bërë për programet e transmetuara nga ora 16:00 deri më 24:00.

Ky është raporti i plotë i KPM-së:
http://www.kpm-ks.org/materiale/dokument/1499342536.8299.pdf