Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSH ende pa emra për anëtarët e bordit të SHSKUK-së

Ende nuk ka propozime konkrete Ministria e Shëndetësisë për emrat e rinj të anëtarëve të bordit të SHSKUK-së, raporton KTV.

Derisa Ministria nuk ka pasur propozime konkrete për anëtarët e bordit, për çka ka treguar të kenë diskutuar edhe për vazhdim të mandatit, kryeministri ka kërkuar që sa më shpejt të zgjidhet bordi i ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, anëtarët e bordit aktual, që ditë më parë kishin kërkuar interpretim nga Zyra e kryeministrit, janë në pritje të vendimit.

Për emërimin e anëtarëve të rinj të bordit, 3 emra i propozon drejtori i SHSKUK-së, e të tjerët ministria nga 6 institucione të ndryshme.