Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të arrestuarve dje për vrasjen e dy policëve më 2004.
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit 30 ditë për të arrestuarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, avokatët e të arrestuarve kanë thënë se e kanë kundërshtuar këtë kërkesë të prokurorit, duke thënë se Prokuroria nuk ka dhënë dëshmi të mjaftueshme për caktimin e paraburgimit, njofton KTV.
Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk ka marrë vendim për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e djeshëm, Alban Dizdari, Bajram Kiçmari dhe i ekstraduari dje nga Gjermania, Faik Shaqiri.
Gjyqtarja e këtij rasti, Altene Murseli, pritet që këtë vendim ta marrë më së voni nesër.