Ministri i Financave në detyrë Avdullah Hoti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, u takuan sot me përfaqësuesit e bizneseve, ku u diskutua për nevojën dhe avancimin e dialogut me bizneset.
Kryetari i OAK Safet Gërxhaliu tha se edhe përkundër asaj që politika në Kosovë është stërngarkuar ekonomia meriton të trajtohet dhe ta ketë vendin e vet. Ai tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë shtyllë që e ndërton ardhmërinë tonë edhe politike, sociale dhe integruese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGërxhaliu kërkoi të themelohen sa më parë institucionet Kosovës më mënyrë që ekonomia dhe biznesi të mos mbesin peng i këtij vakuumi institucional.
Sipas tij, asnjë parti politike apo grup i interesit politik nuk duhet të jetë mbi Kosovën, sepse një Pako e tillë fiskale është e komunitetit të biznesit dhe gjithë Kosovës, komunitet i cili sipas ndikon në mënyrë direkte në buxhet, në punësim, në promovim dhe në përmirësim të imazhit.
Ai foli edhe për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Trieste të Italisë, i cili tha se do të marrin pjesë 140 biznese nga Evropa Juglindore. Sipas tij, është një ngjarje e rëndësishme politike, dhe ekonomike për gjithë regjionin, ku pritet të ndahen mjete financiare për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor për sektorë të ndryshëm.
Ndërsa ministri në largim Avdullah Hoti, tregoi se ka për qëllim lëvizjen e Qeverisë për Pakon Fiskale 0.2, e cila në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të jetë në rend në mënyrë që të jetë në funksion të bizneseve dhe përmirësimin e ambientit për të bërë biznes. Ai tha se partneri i koalicionit qeverisës në Qeverinë në largim dy herë ka kërkuar ta heqin nga rendi i ditës Pakon fiskale 0.2.
Hoti tha se situata aktuale politike nuk duhet ta lë anash ekonominë dhe bizneset. Sipas tij në Samitin e Berlinit Kosova si palë e rëndësishme do të nënshkruajë memorandumin për investime, si në arsim, infrastrukturë, energjetikë dhe ambientalizëm.
Hoti në këtë takim ka përmendur edhe Udhëzimin administrativ për naftëtarë, për qasje në rrugë, ndërsa bëri thirrje subjekteve politike që t’i formojnë institucionet.