Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti të enjten i ka bërë thirrje të gjitha partive politike të dala nga rezultati zgjedhor i 11 qershorit të respektojnë Kushtetutën dhe afatet kushtetuese për themelimin sa më parë të institucioneve të Kosovës.
Ai tha se vendi nuk duhet humbur asnjë ditë të vetme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, për të mos vuajtur bizneset asnjë ditë të vetme për shkak të mungesës së institucioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti tha se nuk janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me PAN-in dhe sipas tij, në momentin që huqet e drejta nga koalicioni PAN për formimin e institucioneve do të angazhohen shpejt për të filluar diskutimet me të gjitha partitë politike përveç PDK-së për formimin e Qeverisë, transmeton kp.
“Pasi të konsumohet kjo e drejtë kushtetuese nga koalicioni i parë, nga koalicioni PAN, ne pastaj futemi në diskutime. Në këtë fazë ne nuk mund të zhvillojmë diskutimet duke qenë se nuk jemi të madatuar për formimin e Qeverisë. Është e drejt kushtetuese e koalicionit PAN që të provoj themelimin e Qeverisë, ndoshta PAN arrin që ta themelojë Qeverinë duke bashkëpunuar me Vetëvendosjen për të bërë votat e nevojshme. Mirëpo, për aq sa unë jam në dijeni dhe si po i shoh deklarimet e VV-së nuk janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me ta. Ne nuk jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me ta dhe teknikisht duket që është e pa mundur që të themelohet një Qeveri nga koalicioni PAN. Ne po bëjmë thirrje pra, që të shfrytëzohet e drejta kushtetuese e tyre për të provuar themelimin e Qeverisë dhe menjëherë të kaloj tek grupet tjera parlamentare që mund të ofrohen për votat e nevojshme për themelimin e Qeverisë. Në atë moment që të konsumohet kjo e drejtë ne menjëherë do të reagojmë dhe angazhohemi në diskutimin me të gjitha partitë politike përveç PDK-së”, theksoi Hoti.
Këto komente i bëri Hoti me përfaqësuesit e bizneseve, ku u diskutua për nevojën dhe avancimin e dialogut me bizneset. Sipas tij, progresi i arritur për dy vjet e gjysmë të qeverisjes nuk duhet të dëmtohet tash nga mungesa e institucioneve.