Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ka deklaruar se nuk do t’ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë në Maqedoni.
“Platforma e shqiptarëve është e përgatitur në vend të huaj dhe kjo është pengesë për t’ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu tha presidenti maqedonas, George Ivanov, në një konferencë shtypi, pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski, ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar dhe me krerët e partive politike.
Ivanov tha se me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj.
“Në vend që ta hedhin poshtë, disa menjëherë filluan që me atë të tregtojnë. Për të ardhmen e shtetit nuk mund të diskutohet. Pranimi i platformës së huaj është i dënueshëm. Pres nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë të njëjtën”, tha Ivanov, duke thirrur qytetarët që të flenë të qetë, pasi që nuk do t’ia japë mandatin Zoran Zaevit.
Ai tha se shumica parlamentare është arritur, por sipas ekspertëve juridikë, të rëndësishme janë afatet dhe respektimi i nenit 90 të Kushtetutës, që siç tha ai, është i patjetërsueshëm që pushteti të jetë legal dhe legjitim.