Qytetarët e Maqedonisë nga vendet fqinje më së shumti kanë simpati për Serbinë, pastaj për Shqipërinë, Bullgarinë, Kosovë e krejt në fund është Greqia, transmeton Koha.net.
Kështu ka thënë anketa që për televizionin Telma e ka bërë M prospekt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kësaj ankete, 44,3 për qind e qytetarëve maqedonas konsiderojnë se Serbia është e orientuar miqësisht ndaj Maqedonisë. Shumë më pak mendojnë kështu për Shqipërinë, - 14,8 për qind, pastaj vjen Bullgaria me 11,2 për qind, Kosova me 2 e Greqia me 1,1 për qind.
Theksohet se 8 nga 10 e qytetarëve në njërin nga shtetet fqinje sheh raport armiqësor ndaj Maqedonisë.
Se asnjë fqinj nuk ka qasje armiqësore ndaj Maqedonisë, mendon 17,9 për qind e të anketuarve, derisa për Greqinë, e bllokon integrimin euroatlantik të Maqedonisë, 59 për qind e të pyeturve Greqinë e mendojnë armike.
{gallery}