Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AShNA-ja ka nënshkruar kontrata pa zotim të mjeteve dhe pa planifikim

Pa siguruar buxhet dhe pa bërë planifikime për to, Agjencia për Shërbime dhe Navigacion Ajror (AShNA) ka kryer disa procese të prokurimit gjatë vitit 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo agjenci, për tri aktivitete të prokurimit, kishte bërë zotimin e mjeteve pas nënshkrimit të kontratave. Këto janë vetëm disa parregullsi që Zyra e Auditimit Kombëtar ka evidentuar gjatë auditimit që i ka bërë kësaj agjencie gjatë vitit 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ASHNA nuk i kanë komentuar gjetjet e Auditorit, por se kanë thënë se tashmë kanë filluar me adresimin e këtyre gjetjeve dhe rekomandimet e ZKA-së.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.