Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të arrestuar për vrasjen e dy policëve më 2004

Bajram Kiqimari dhe Alban Dizidaro janë arrestuar të mërkurën nga EULEX-i, pas 13 vjetësh për çështjen e vrasjes së dy policëve – një të UNMIK-ut dhe një të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Hetimi për këta persona ka nisur tre vjet pas dëshmive të dhëna nga Shkumbin Mehmeti, i cili është i vetmi i dënuar për këtë vrasje të dyfishtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vitin 2014 Kiqimari ishte arrestuar së bashku me Florim Ejupin për të cilin po ashtu kishte dyshime se është pjesë e këtij grupi. Pasi i kishte liruar Gjykata Ejupi ishte arratisur. EULEX-i përmes një komunikate ka thënë se edhe një person do të ekstradohet gjatë së mërkurës, por nuk kanë njoftuar orën e saktë dhe vendin nga ku do të ekstradohet. Gazeta ka mësuar se personi që do të ekstradohet është Faik Shaqiri, i cili është i afërm i Ruzhdi Shaqirit, i cili para më shumë se dy vjetësh është vrarë nga Gani Geci.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.