Demarkacioni, asociacioni..., ushtria dhe liberalizimi i vizave duhet të jenë temat prioritet për kryeministrin e ardhshëm.
Me përfundimin e këtyre çështjeve, sipas kryetarit të Nisma për Kosovën, fokusi duhet të kthehet nga zhvillimi ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHapi i parë që do të bënte Limaj karshi demarkacionit do të ishte një kërkesë për bisedë me Malin e Zi. Tutje do të ishte ballafaqimi i fakteve, ekspertëve që e kundërshtuan dhe atyre që e mbështetën demarkacionin.
Limaj beson se Haradinaj do të duhej t’i ftojë të gjitha grupet për bisedime duke theksuar se shqetësimi i tij nuk është i orientuar kah Lista Serbe dhe pjesëmarrja e tyre në qeverisje aq sa në funksionalitetin e qeverisë së re.
“Unë pres që kandidati ynë të ulet e të diskutoj me të gjitha grupet. Secili grup ka kërkesat e veta po pastaj akomodimi i këtyre kërkesave është çështje tjera. Unë nuk kam telashe me Listën Serbe, unë kam shqetësime për qeverinë time, a do të jetë transparente, a do t’i përmbush qëllimet e veta”, ka thënë ai në Rubikon të KTV -së .