Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

350 pjesëmarrës në Universitetin Veror të UP-së

Kanë nisur ligjëratat e para në kuadër të Universitetit Veror, të organizuar nga Universiteti i Prishtinës, raporton KTV.

350 pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të botës do të ndjekin 11 kurse në gjuhën angleze dhe në fund do të pajisen me nga një certifikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Meryem Kahya nga Turqia së bashku me 25 pjesëmarrës të tjerë, është duke ndjekur kursin e arkeologjisë, me një profesor francez, ku po merr mësime që do t’i hyjnë në punë në vendlindje.

Në këtë klasë, shumica janë studentë nga shtete të ndryshme dhe vetëm pesë merren me arkeologji.

Profesori Jaean Luc Lamboley, i cili merr pjesë pothuajse gjithnjë në Universitetin Veror, thotë se kjo është e mira e këtij organizimi, pasi edhe një person që studion juridikun ndjek ligjëratat edhe për lëndë ose drejtime të tjera.

Universiteti i Prishtinës ka ndarë 40 mijë euro për këtë organizim, ndërsa Ministria e Arsimit ka kontribuar me sigurimin e hapësirës për banim.