Presidenti Hashim Thaçi mund të udhëheqë dialogun me Serbinë edhe para konstituimit të institucioneve, por nuk ka të drejtë kushtetuese të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa pëlqimin paraprak të Kuvendit, vlerësojnë njohësit e Kushtetues.
Shoqëria Civile shkuarjen e tij në Bruksel e sheh si tentim për të qenë në qendër të vëmendjes dhe tentim shfrytëzimi të vakuumit institucional për të marrë në duar frenat e dialogut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSidoqoftë, dialogu që u zhvillua pas pavarësisë, fillimisht nisi për çështje teknike e më pas për normalizim marrëdhëniesh, u bazua në dy rezolutat e Kuvendit të Kosovës, e para e miratuar në marsin e 2011-ës dhe e dyta në tetorin e 2012-ës.
Që të dyja këto e obligojnë Qeverinë e Kosovës që të raportojë në mënyrë të rregullt për ecurinë e dialogut para Kuvendit.
Por në rastin e udhëheqjes së dialogut nga Presidenti, mbetet në vullnetin e tij nëse do të raportojë ose jo.