Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa dhe ç’lloje energjish u shpenzuan vjet në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikimin “Bilancin e Energjisë” për vitin 2016.

Në këtë publikim pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe Burimeve, që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2016, transmeton Koha.net .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2016 ka qenë 2688.62 ktoe (Kilo ton oil ekuivalent). Krahasua me vitin 2015 kishte rritje për 7.07%.

Sasia në dispozicion e thëngjillit të nxjerrë në vitin 2016 ishte 1684.57 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rritje për 8.39%.

Sasia në dispozicion e produkteve të naftës në vitin 2016 ishte 660.37 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rënie për 1.34 %.

Importi i produkteve të naftës për vitin 2016 ka qenë 660.39 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rënie rreth 1.34%.

Nafta merr pjesë me 65% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar nga benzina me 11%, koks nafte 8%, gaz i lëngëzuar i naftës (GLN) 6%, etj.