Të premten më 7 korrik do të mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë, gjenerata e parë 2017, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj.
Ceremoninë e certifikimit të rekrutëve nga komunitet jo shumicë të FSK-së nga afër do ta përcjellë komandanti Suprem i FSK-së, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, oficerë, nënoficerë dhe familjarë të rekrutëve dhe të ftuar të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo