Policia e Kosovës do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të vogla dhe të lehta. Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.
Kosova do të marrë pjesë në këtë ngjarje rajonale duke shkatërruar një numër të madh të pjesëve të armëve të vogla dhe të lehta, si dhe disa mijëra pjesë të tjera. Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet nesër më 6 korrik 2017, ora 10:00 në “Metal Holding” në Ferizaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja do të hapet nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Behar Selimi, koordinatorja e Programit të UNDP, Valbona Bogujevci, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.