EULEX-i, së bashku me Policinë e Kosovës, kanë bastisur shtëpinë e Agron Sylejmanit, ish-pjesëtarit të Shërbimit Informativ të Kosovës, i dyshuar për vrasje.
Aksioni është zhvilluar në fshatin Kushevicë të Podujevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë operacion të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar për KTV-në burime nga EULEX-i.
Prokuroria Speciale e Kosovës do të japë detaje të këtij aksioni përmes një komunikate për media.
Ndërkaq, vëllai i Agron Sylejmanit, Dritoni, ka demantuar se ka pasur aksion bastisjeje të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në shtëpinë e tyre.
“Asgjë nuk ka të vërtetë sa i përket raportimeve kinse ka pasur bastisje në shtëpinë e familjes tonë”, ka thënë Driton Sylejmani për KTV-në.
Agron Sylejmani ishte vrarë më 2004.