Këngëtari dhe organizuesi i koncerteve për bamirësi Labinot Tahiri, anëtar i Aleancës Kosova e Re të Bexhet Pacolit, e ka shpallur kandidaturën e vet për kryetar të komunës së Ferizajt, raporton KTV.
Kandidaturën Tahiri e bëri gjatë mbledhjes së kësaj partie sot në Ferizaj.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në fund të vitit.
Kryetar aktual i Ferizajt është Muharrem Sfarqa, nga LDK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo 