Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dialogu me Serbinë të rinisë nga njohja e ndërsjellë

Në Kosovë është shprehur qëndrimi se dialogu me Serbinë duhet të nisë nga njohja e ndërsjellë, por është shprehur “gatishmëri” edhe për autonomi ndaj veriut, shkruan sot Koha Ditore.

Deklarimet janë bërë, të martën, nga eksponentë të partive të koalicionit që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet nacionale të muajit të shkuar dhe përbëjnë reflektim ndaj qëndrimit të kryeministres së re të Serbisë, Ana Brnabiq, sipas së cilës normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të ndodhë me serbët në pjesën veriore të vendit, e për të cilët ajo ka kërkuar autonomi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vetë Kosova, nëse do t’ua japë një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri”, ka thënë Brnabiq, në një intervistë për Agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg. “Çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit”.

Kanë reaguar në këtë deklaratë veçmas zyrtarë të koalicionit PAN, pjesë e të cilit është PDK-ja, parti që e ka nisur dhe vazhduar deri tash procesin dialogues të Kosovës me Serbinë, i cili zhvillohet në Bruksel.

Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.