Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për tre muaj investimet e huaja në Shqipëri arritën vlerën e 5.8 miliardë eurove

Banka e Shqipërisë bën të ditur se investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të vitit shënuan vlerën e mbi 5.8 miliardë eurove, transmeton ATSH..

Sipas BSH-së, sektorët pararojë që kanë tërhequr më shumë kapital nga jashtë, janë informacioni dhe komunikacioni, me rreth 1 miliard e 220 milionë euro, më pas renditet energjia elektrike dhe gazi, ku bëjnë pjese investimet me rreth 1 miliard euro në ndërtimin e HEC-eve dhe gazsjellësi Trans Adriatik, TAP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa sektori financiar përfaqësuar kryesisht nga sistemi bankar, ka thithur rreth 952 milionë euro, investime të huaja.

Tërheqja e investimeve të huaja, sidomos në ata sektorë ku Shqipëria ka potencial të pashfrytëzuar, do të vazhdojë të mbetet prioritet për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë. Energjetika, turizmi, agrobiznesi, industria e minierave, ICT janë sektorë prioritarë për investime në Shqipëri.