Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anëtarët e KPK-së po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Itali

Këshilli Prokurorial i Kosovës i udhëhequr nga kryesuesi Blerim Isufaj dhe shoqëruar nga kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, po realizon një vizitë zyrtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor në Itali. 


KPK thotë se qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave lidhur me mënyrën e funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Italian. Gjatë kësaj vizite po zhvillohen takime me përfaqësues të lartë të këtij këshilli dhe po diskutohen tema të ndryshme lidhur me emërimin, vlerësimin e performancës, transferimin, avancimin dhe disiplinimin e prokurorëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithashtu po shkëmbehen përvojat lidhur me mënyrën e punës se komisioneve të këshillit, mënyrën e marrjes se vendimeve dhe mënyrën e vlerësimit të kritereve për emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve të prokurorive”, thuhet në komunikatën e KPK-së. 


Gjatë qëndrimit në Itali, anëtaret e Këshillit Prokurorial të Kosovës thuhet se do të vizitojnë edhe Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën Supreme dhe një prokurori të nivelit themelor.

Kjo vizitë është mundësuar nga Projekti i Binjakëzimit (projekt i financuar nga BE) i cili mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës.