Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

A mundet edhe Ballkani pa roaming?

A mund të shpresojnë qytetarët e rajonit të Ballkanit për heqjen e roamingut në mes vete dhe ndaj vendeve të Bashkimit Europian?

Këtë pyetje ia kanë shtruar Komisionit Europian ministrat e telekomunikacionit të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë, shkruajnë sot mediet e Beogradit, transmeton Koha.net. Aty nuk përmenden as Shqipëria, as Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Faktin se qytetarët e vendeve anëtare të BE-së bisedimet edhe përtej kufirit mes tyre i paguajnë njësoj si ato në shtëpi të tyre, në BE e kanë festuar si tregim për suksesin europian. Por, Ballkani vazhdon të jetojë me roaming. Kjo thuhet të jetë arsye pse këto katër vende i kanë shkruar Komisionit Europian, për herë të dytë brenda vitit.

Procesi i heqjes së roamingut në vendet e BE-së ka zgjatur dhjetë vjet dhe kjo mund të zgjasë po ashtu edhe midis vendeve të Ballkanit, rikujtojnë nismëtarët e kësaj ideje dhe përmendin edhe pengesat që mund të dalin nga interesat e kompanive përkatëse brenda vendeve ballkanike.

Por, theksojnë se humbjet që mund t’i pësojnë nga roamingu, do të kompensohej nga shtimi i frekuentimit të komunikimit që do të ndodhte natyrshëm pas heqjes së tij, sqarojnë. Ndërsa përmendin se komunikimi pa roaming vlen edhe për shtetet jo anëtare të BE-së, siç janë Norvegjia, Islanda e Lihtenshtajni, dhe këto përmenden si shembull që mund të aplikohej edhe në rastin e vendeve ballkanike.