Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Pavarësia e SHBA-së, frymëzim për lëvizjet anti-koloniale e republikane kudo në botë

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar popullin amerikan në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në postimin e tij në Facebook, Kurti thekson se ‘pavarësimi i SHBA-së ndryshoi politikën globale në betejën anti-koloniale, ku perandorisë iu kundërvu pavarësia dhe në betejën për demokraci, ku monarkisë iu kundërvu republika”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti ndër të tjerash ka thënë se Kosova duhet të zgjerojë partneritetin me shtetin Amerikën.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot shënohet dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, andaj dëshiroj t'ia uroj popullit mik amerikan festën e tyre kombëtare.

Në 4 Korrik përkujtohet pavarësimi i amerikanëve prej sundimit kolonial e imperial, pavarësim që u arrit përmes luftës për liri dhe sakrificave e idealeve të shumë njerëzve me në krye Xhorxh Uashingtonin.

Pavarësimi i SHBA ndryshoi politikën globale dhe ishte hap i rëndësishëm i historisë botërore në dy aspekte, së pari në betejën anti-koloniale, ku perandorisë iu kundërvu pavarësia, së dyti në betejën për demokraci, ku monarkisë iu kundërvu republika.

Si e tillë pavarësia e SHBA ka shërbyer si frymëzim për lëvizjet anti-koloniale e republikane kudo në botë.

Me presidentin Uillson i cili artikuloi doktrinën për vetëvendosjen e popujve, në fillim të shekullit XX, SHBA vendosi t'i shtrijë universalisht vlerat e pavarësisë e të demokracisë. Ishte Uillsoni ai që e bëri të qartë se ShBA nuk do t'i njihte traktatet e fshehta, me të cilët shtetet e fuqishme copëtonin popujt e vegjël, duke shpëtuar kështu ekzistencën e Shqipërisë.

E mbi të njëjtin parim, presidenti Klinton e më pas presidenti Bush i riu, ndihmuan betejën për çlirim e pavarësi të shqiptarëve në Kosovë.

Në këtë ditë, duke pohuar nevojën për zgjerim e thellim të partneriterit të Kosovës dhe shqiptarëve me SHBA, ne pohojmë përkushtimin tonë tek vlerat e pavarësisë, republikanizmit, demokracisë dhe të drejtës për vetëvendosje për popullin tonë e gjithë popujt e tjerë.