Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq e konsideron mungesë drejtësie për serbët në Kosovë lirimin e Lushtakut

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se vendimi për lirimin nga paraburgimi i Sami Lushtakut tregon se në Kosovë nuk ka drejtësi për viktimat serbe e shqiptare të terrorit nga UÇK-ja, që ky, si zakonisht, ia vë parashtesën “e ashtuquajtura”, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Siç citohet të ketë thënë ai, “vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, tregon se po vazhdohet praktika e futjes nën rrogoz të krimeve të luftës dhe të akteve monstruoze të kryera në emër të idesë së Shqipërisë së madhe”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, ai ka shtuar se “kjo tregon se institucionet e atjeshme nuk kanë kapacitet të mbështetur në parimet e sundimit të drejtësisë...”.