Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhet udhëzimi administrativ për ligjërues profesionalë në autoshkolla

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lutfi Zharku, nënshkroi Udhëzimin Administrativ (MI) Nr.15/2017, për ligjëruesit profesionalë në autoshkolla.

Me këtë Udhëzim Administrativ, përcaktohen kushtet dhe mënyra e dhënies së provimit për licencim të ligjëruesit profesional në auto shkollë, të drejtat dhe detyrat e ligjëruesit profesional, rregullat që duhet t’i përmbahet ligjëruesi profesional gjatë procesit të aftësimit të kandidatëve nga pjesa teorike dhe programi i provimit profesional.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit.