Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aplikacioni në ndihmë për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka rekomanduar për bashkatdhetarët një aplikacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes të cilit mund të shihet gjendja reale nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Kjo do t’u mundësojë bashkatdhetarëve që të ndryshojnë pikat kufitare përmes së cilave mund të vijnë në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kështu ju keni mundësi t'i ndryshoni ato. Edhe për shkak të punimeve të terminalit të ri por edhe për shkak të përqëndrimit që ndodh në Merdare gjatë ardhjes suaj, ajo pikë kufitare mund të jetë prapë më problematikja sa i përket pritjeve, andaj në konsultim edhe me Policinë e Kosovës ju rekomandojmë që sipas mundësive ta shmangni atë pikë dhe t'i përdorni edhe pikat e tjera kufitare”, ka njoftuar Murati.

“Për çfarëdo telashe që mund ta keni gjatë rrugës për në Kosovë, sidomos ata që kalojnë nëpër Serbi ju ftoj ta njoftoni në rastin e parë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në +38166247743 dhe [email protected] por edhe Ministrinë e Diasporës në [email protected]

Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu: http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WVtKKYiGPct