Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmetet e shumta në Maqedoni rrezikojnë rizgjimin e vullkanit Duvallo në Ohër

Toka vazhdon të lëkundet në Maqedoni. Më se 10 lëkundje janë regjistruar që prej mesditës së djeshme, kur një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter dhe epiqendër pranë Ohrit, shkaktoi dëme të shumta materiale.

Pranë fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit, janë shfaqur edhe shenjat e para të asaj që nga media maqedonase cilësohet si ri-zgjimi i vullkanit Duvallo, shkruan Tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri.

Qendra Informative në Ohër u ka thënë qytetarëve të prekur që të qëndrojnë në tenda, në qoftë se shtëpitë e tyre kanë dëme të mëdha dhe frikësohen që të kalojnë natën në banesat e tyre.