Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, nuk ka përjashtuar mundësinë që rinumërimi i 117 kutive, pas vendimit të marrë sot nga PZAP, të sjellë ndryshime në listën e deputetëve.
Megjithatë, ai nuk ka paragjykuar se çfarë mund të ndodhë duke thënë se rinumërimi nuk është i gjithi për listën e kandidatëve. Ka thënë se ka pasur ankesa edhe për rinumërim për të gjitha subjektet dhe të gjithë kandidatët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një numër i caktuar i kutive do të rinumërohen, sipas urdhrit, për të gjitha subjektet dhe kandidatët, por ka edhe urdhër që të bëhet numërimi i vetëm një subjekti politik apo i një kandidati që thotë se nuk i janë numëruar votat. Mund të ketë ndryshime”, ka thënë ai.
Sa i përket afatit se kur do të përfundojë ky proces i rinumërimit Desku në Interaktiv të KTV-së ka thënë se kjo mund të ndodhë edhe brenda ditës. Sa i përket certifikimit ka thënë se nuk pret që të ketë më ankesa dhe që gjithçka të përmbyllet brenda kësaj jave.