Pas përfundimit të vitit shkollor, nxënësit e shkollave fillore kanë rikthyer librat e shfrytëzuara gjatë vitit paraprak, raporton KTV.
Por, për vitin e ardhshëm Ministria e Arsimit, me libra të rinj falas do t’i pajisë vetëm nxënësit prej klasës së parë deri në pestën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, klasat e gjashta deri të nëntën, do t’i shfrytëzojnë librat e gjeneratave të mëparshme.
Ky vendim i ri i Ministrisë së Arsimit, u është komunikuar të gjitha shkollave, dhe tashmë ka filluar procesi i rikthimit të librave nga të gjithë nxënësit.
Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemaili”, Hatmane Demiri e vlerëson këtë pozitivisht, por thotë se në të shumtën e rasteve librat po shkatërrohen nga nxënësit, pasi lidhja e tyre nuk është bërë si duhet.
E, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit Parauniversitar thotë se arsyeja pse nxënësit e ciklit të ulët do të marrin librat e rinj, është sepse shumica e librave janë fletore pune që duhet plotësuar.
Sipas tij, me botimin e librave të rinj vetëm për ciklin e ulët me gjithsejtë 27 mijë nxënës, MASHT-i do të kursejë rreth 4 milionë euro buxhet.