Drejtues të Administratës Tatimore të Kosovës kanë prezantuar të hyrat në këtë agjenci dhe disa zhvillime tjera.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Janar-Qershor, këtë vit janë mbledhur 15.5 milionë euro më shumë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i ATK-së, Sakip Imeri, këtë zhvillim e ka lidhur me rritjen e të hyrave nga TVSH dhe Tatimi në të Ardhurat Personale.
Sa i përket të gjeturave në raportin e auditimit, ai ka thënë se për të gjitha çështjet është duke u punuar që të zgjidhen, ndërsa për të gjeturën e mosfiskalizimit të naftëtarëve, Imeri ka thënë se situata ka ndryshuar, por fajin ua ka lënë kompanive që merren me distribuimin e arkave fiskale për vonesa.
Në lidhje me sistemin e ri të mbledhjeve të kuponëve fiskalë, Imeri ka deklaruar se me aplikimin online, një pliko duhet të përmbajë 60 kuponë në vlerë prej 250 eurosh, kurse vlera që do të rimburësohet do të jetë 10% e vlerës së kuponëve fiskale.