Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbyllur me sukses Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV011-17, ku u ofertua Obligacion Qeveritare me maturim 5 vite, në vlerë 15 milionë euro. Fondet e huazuara nga ky ankand sipas kalendarit do të përdoren për mbështetje buxhetore.
Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 23.05 milion euro, kurse kanë pranuar vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 15 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 1.22% vjetore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.
Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë së lartë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Kjo nënkupton kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.
Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV011-17 janë Bankat me 10.37 milion euro si dhe Fondet e pensioneve: 4.63 milion euro.