Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mesiq: Millosheviqi deshi destabilizimin e Shqipërisë!

Presidenti i fundit i Jugosllavisë, Stjepan Mesiq, në një intervistë për gazetën ‘Standard’ të Austrisë rrëfen se si nisën luftërat në Jugosllavi. Ai thotë se bota nuk e mori seriozisht projektin e Sllobodan Millosheviqit.

Mesiq, që ishte president nga qershori deri në dhjetor të vitit 1991, thotë se e dinte se do ishte presidenti i fundit, pasi ai model nuk funksiononte, transmeton ina. Kjo për shkak se Millosheviq kërkonte të krijojë Serbinë e madhe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesiq thotë se duke dëbuar 2 milionë shqiptarët e Kosovës në Maqedoni dhe Shqipëri, ai kërkonte të destabilizonte Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Ai ishte i bindur se në këtë mënyrë do të mashtronte komunitetin ndërkombëtar, duke e shitur veten si burri më i fortë në rajon, që mund të destabilizonte Maqedoninë dhe Shqipërinë”.

Më pas Mesiq rrëfen një takim me Millosheviqin. “Kam pasur një bisedë me të në një takim të presidiumit, gjatë një darke normale. I thashë: Dëgjo Sllobodan, plani yt nuk është Jugosllavia, por Serbia e madhe. Por kujdes, sepse sa më shumë të zgjasë kjo, aq më i madh do të jetë dëmi, sidomos për serbët. Kjo për shkak se Serbia do shihet si fajtorja kryesore në këtë konflikt dhe bota nuk do ju shohë me sy të mirë, do ju tregojë me gisht. Ty do të varin serbët në rrugën Terazije, në Beograd. Millosheviq ishte ulur me një cigare dhe me uiski përpara dhe më shihte. Më pas i thashë:

Sllobodan, kam një lutje për ty.

Ai më tha: Le ta dëgjojmë!

I thashë, kur të të varin ty aty, do të mendosh për mua dhe unë do mendoj për ty. Dhe Millosheviq më tha: Ta shohim se kë do të varin”.

I pyetur nga gazetarja nëse e ka parë sërish atë, Mesiq thotë: “Po, në Tribunalin e Hagës, ai si i akuzuar dhe unë si dëshmitar. Dhe i thashë: A të kujtohet biseda jonë?”.