Lidhja Demokratike e Kosovës mund të abstenojë nga krijimi i institucioneve për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe ngurrimit që të hyjë në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo mungesë vendosmërie, sipas burimeve brenda kësaj partie, është për shkak të frikës se mund t’i kontribuohet edhe më shumë fuqizimit të Vetëvendosjes, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartitë politike/koalicionet, zyrtarisht ende nuk i kanë nisur konsultimet për krijimin e koalicioneve paszgjedhore, ani se Komisioni Qendror ka shpallur rezultatet përfundimtare.
Ndërkaq, certifikimi i tyre pritet të bëhet gjatë kësaj jave, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të vendosë për 65 ankesat e deponuara.
Që nga përfundimi i procesit të votimit, Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar për një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, por pa sukses. Burime brenda LDK-së i kanë thënë gazetës se kjo parti është duke e shqyrtuar mundësinë që të mos hyjë në koalicion as me Vetëvendosjen e as me koalicionin PDK-AAK-Nisma, edhe me çmimin që të shkohet në zgjedhje të reja. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.