Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Profesorët shkelin Rregulloren e UP-së me tejkalimin e mbinormës

Ndonëse me Rregulloren për të ardhura personale në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” përcaktohet se personeli akademik në marrëdhënie të rregullt pune mund të angazhohet me mbinormë deri në 5 orë në javë, përjashtimisht në Fakultetin e Arteve me 4 orë në javë, kjo nuk është respektuar nga disa profesorë.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimit për Universitetin e Prishtinës, që përfshin periudhën e vitit 2016, ka gjetur se nga 93 mostra të testuara, në 25 raste profesorët kanë pasur kontrata me nga 6 orë mbi normë, që është shkelje e Rregullores së UP-së, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por rreth kësaj çështjeje Universiteti i Prishtinës ia ka hedhur fajin menaxhmentit të kaluar, duke thënë se udhëheqja aktuale i ka trashëguar kontratat nga ai paraprak, të cilat e kanë pasur problem t’i anulojnë.

Ndërkaq, organizatat që merren me monitorimin e punës në Universitetin e Prishtinës e cilësojnë si abuzim masiv çështjen e mbinormës nga profesorët e universitetit publik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.