Fundjavë tragjike për tre qytetarë nga Kosova që kanë frekuentuar bregdetin e Shqipërisë.
Në harkun kohor të 24-orëve në ujërat e detit kanë humbur jetën dy meshkuj dhe një femër, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy prej tyre dyshohet se kanë pësuar infarkt në ujë, ndërsa një tjetër se është mbytur pasi nuk ka ditur të notojë.
Sipas deklaratës së policisë së Qarkut të Lezhës, me datë 01.07.2017, rreth orës 17:20 është marrë njoftim se në plazhin e Tales, një shtetas ka rrezikuar të mbytet. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi Sh.K., 46 vjeç, banues në Kosovë , pushues në plazhin e Tales, ka qenë duke u mbytur dhe është nxjerrë jashtë detit nga pushuesit. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.