“Dy anëtarët e Bordit të OSHP-së, Tefik Sylejmani e Ekrem Salihu, shfrytëzuan detyrën zyrtare dhe tejkaluan kompetencat e tyre në raport me Autoritetin Kontraktues të FSK-së”, kështu ka konstatuar prokurori i shtetit, Ibrahim Berisha, në aktakuzën që ka ngritur ndaj këtyre dy zyrtarëve.
Ata do të përgjigjen para Gjykatës Themelore në Prishtinë për atë që kishin vendosur t’i rrezonin procedurat e prokurimit për tenderin 8-milionësh për ushqimin e FSK-së, pavarësisht se të gjitha faktet ishin në favorin e operatorit ekonomik që këta e eliminuan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkurori Berisha ka përmbledhur faktet e hetimeve në 6 faqe akuzë, pretendime këto, për të cilat Kohavisioni kishte raportuar vitin e kaluar.
Prokurori tutje ka thënë se me këto vendime dy anëtarët e Bordit qëllimshëm kanë dëmtuar Autoritetin Kontraktues të FSK-së.