Funksionalizimi i Gjykatës Speciale do të sjellë ndryshime të mëdha në skenën politike të vendit.
Është thënë disa herë se prioritet i kësaj gjykate do të jenë siguria e dëshmitarëve për rastet që do të trajtohen, por njohësit e punës së gjykatave përmendin si problematikë edhe ndikimin politik, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVehbi Kajtazi rikujton se 7 nga gjykatësit e Gjykatës Speciale kanë qenë të përfshirë në UNMIK apo në EULEX. Ndikimit politik, përveç këtyre dy misioneve, sipas tij, nuk i ka shpëtuar as Gjykata e Hagës.
Rëndësi të madhe Gjykata Speciale i ka kushtuar sigurisë së dëshmitarëve, që ishte shfaqur si problematikë në gjykime të figurave të njohura nga Kosova, por Ehat Miftaraj përmend si problematikë edhe kohën e gjatë të kaluar nga kryerja e krimeve të pretenduara.
Gjykata Speciale, sipas nenit 10 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka mundësi të transferojë lëndë nga cilado fazë që janë duke u zhvilluar në prokurori apo gjykata të Kosovës, përjashtuar atë Kushtetuese.
Marrë për bazë të gjeturat e raportit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, punuar nga Dick Marty, në Kosovë në vazhdimësi janë spekuluar emra të akuzuarish, por tani mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet e zyrës së Prokurorit të Specializuar.