Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: 2 Korriku, tregues i ecjes historike

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje me rastin e 27 vjetorit të 2 Korrikut ka organizuar diskutim me temën “Republika si rezistencë - 27 vjetori i 2 Korrikut”.

Kurti thotë se, “data 2 korrik e vitit 1990 si shpallje e Republikës, është tregues i ecjes historike”, ndërsa shton se ajo është një nga pikat kulmore të historisë së lëvizjeve legale dhe ilegale për barazi dhe liri, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë e keni postimin e plotë të Kurtit:

Lëvizja Vetëvendosje me rastin e 27 vjetorit të 2 Korrikut, organizoi një diskutim mbi këtë ditë, me temën "Republika si rezistencë - 27 vjetori i 2 Korrikut". Diskutimin e hapëm me ligjëratat e përgatitura prej meje dhe prej delegatit të atëhershëm, Adem Mikullovcit, tash i zgjedhur deputet i Lëvizjes sonë në Kuvendin e Kosovës.

Akti politik dhe juridik i shpalljes së deklaratës Kushtetuese më 2 korrik të vitit 1990, nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, ishte shprehje e kërkesave të popullit për liri dhe vetëvendosje politike. Republika e shpallur mendohej si rregullim juridik, politik, shoqëror dhe ekonomik, që do t'u sillte shqiptarëve barazi, drejtësi, liri dhe mirëqenie. Data 2 korrik e vitit 1990 si shpallje e Republikës, është tregues i ecjes historike. Ajo është një nga pikat kulmore të historisë së lëvizjeve legale dhe ilegale, para dhe pas kësaj date, me kërkesat e pandalura për barazi dhe liri.

Adem Mikullovci na i solli kujtimet e atyre ditëve, e i rikujtoi për të disatën here ditët nga shpallja e Republikës si veprimtar e akter i rezistencës së atëhershme e si delegat i Kuvendit që më pas solli si rezultat shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990, gurthemelin juridik të Republikës së parë. Pavarësisht tensionit dhe kërcënimeve të shumta, Adem Mikullovci me shumë delegatë të tjerë, akademikë e studentë, bujq e punëtorë e në përgjithësi me të gjithë qytetarët, nuk u dorëzuan deri sa e shpallën Republikën si rezistencë. Republikën e Kosovës.

27 vjetori i shpalljes së Republikës së Kosovës me datën 2 Korrik, është për mendimin tim, një datë e rëndësishme kur e kupton këtë si ecje historike. Lëvizje kishte edhe para edhe pas, ajo nuk nisi në 2 korrik 1990. Por këto data përcjellin tensionin historik, ato reflektojnë ecjen, në antagonizëm me okupatorin, Serbinë.

Kujtimi dhe qasja serioze politike e studimore ndaj këtyre datave e këtyre proceseve na bën të njohim më mirë të tashmen, dhe të kemi të qarta kornizat politike e kombëtare të ecjes sonë në të ardhmen.